Bëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për ‘Dubai Porta Potty’/Amarda Toska për komentet e Ermal Mamaqit: Ai ta thotë troç

Bëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për ‘Dubai Porta Potty’/Amarda Toska për komentet e Ermal Mamaqit: Ai ta thotë troç

21:40, 22/09/2022
A+ Aa A-

Sipas Amarda Toskës Ermal Mamaqi është shumë i përgjegjshëm për ato që thotë publikisht. Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe dikush e ka pyetur nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?” Një pyetje që duket  një referencë ndaj situatës së fundit ku u përfshi aktori. Rikujtojmë se në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermalit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori duket se ka risjellë në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij. “Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.”

Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Po Arta si reagoi në gjithë këtë? Ajo nuk foli, thjesht e kaloi me një buzëqeshje.

Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”

Amarda thotë se Ermali thotë troç atë që mendon dhe ndonjëherë ka edhe të lënduar nga kjo.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– shkruan Ami.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco