KAFE SHQETO/ Neritan Liçaj shëtit me 'Vagon' Shqipërinë, aktori i njohur rrëfen reflektimet e këtij 'rrugëtimi'

KAFE SHQETO/ Neritan Liçaj shëtit me 'Vagon' Shqipërinë, aktori i njohur rrëfen reflektimet e këtij 'rrugëtimi'

11:52, 14/09/2022
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e sotëm të ‘Kafe Shqeto’ ishte aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili ka rrëfyer rrugëtimin e tij në kinematografi gjatë viteve të fundit.

Liçaj, i cii para disa javësh vuri në skenë filmin ‘Vagon’ për të gjithë publikun shqiptar tregoi se përfshirja në rolin e prindit bëri që te ‘Vagoni’ të hypte prindi, pra Neritani si baba.

“Filmi tregon marrëdhënien e një babi me fëmijën e tij, ku roli i tij ishte disi më i ftohtë, pak më ‘ballkanas’ dhe vajza e cila u rrit në një familje jo të shëndetshme. Ishte një konflikt i cili është i pranishëm në Ballkan,sidomos në Shqipëri”.

"Njeriu e përjeton shumë fort marrëdhënien me familjen por sidomos me fëmijën, kështu që sigurisht edhe roli krijoi reflektimin e tij. Nëse ty të jepet një rol, është detyrë e aktorit që ta ‘copëtojë’ atë për ta kuptuar më mirë dhe ta interpretosh brenda kërkesa regjisoriale"-u shpreh ai.

Sa i përket projekteve në botën e kinematografisë, në muajt në vijim, Licaj ka treguar se së bashku me trupën Kombëtare po përgatisin ‘Çehovin e Madh’ nën penën e të madhin Çehov, por ende nuk është finalizuar.

Më tepër ndiqni linkun më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco