Të dy beqarë prej pak kohësh! Pete Davidson dhe EmRata çifti më i ri i Hollywood?

Të dy beqarë prej pak kohësh! Pete Davidson dhe EmRata çifti më i ri i Hollywood?

10:50, 14/09/2022
A+ Aa A-

Howard Stern mendon se Pete Davidson duhet të lëjë pas historinë me Kim Kardashian. Madje ai i ka gjetur një pretendente të re: Emily Ratajkoëski, e cila së shpejti do të jetë single edhe në letra.

“Kim dhe Pete ishin në lidhje për nëntë muaj. Të gjithë po spekulojnë se kush do të jetë e radhës”- tha Stern në episodin e së hënës të “The Howard Stern Show” të SiriusXM.

“Unë mendoja se Pete Davidson mund të dilte me Emily Ratajkowski. Ajo bukuri. … Kjo do të ishte një dyshe e mirë”- shtoi ai.

Prezantuesi i radios, shtoi gjithashtu se Davidson, mund të tentojë edhe me Margot Robbie – edhe pse ajo është e martuar me Tom Ackerley. Dhe Stern mund të mos jetë shumë larg me parashikimin e tij EmRata: Modelja, 31 vjeçe, ka folur hapur se pse e sheh Davidson si të dëshirueshëm.

“Ai duket super simpatik,” tha ajo gjatë një interviste në nëntor 2021. “Ai është i pambrojtur. Ai është i bukur. Ai duket mirë!”

Ajo shtoi se Davidson ka një ” marrëdhënie super të shkëlqyer me nënën e tij “, ka “gjatësi të mirë” dhe se “padyshim gratë e shohin atë shumë tërheqës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco