Pas prezantimit, vajza e Steve Jobs i ‘nxjerr bojën’ iPhone14

Pas prezantimit, vajza e Steve Jobs i ‘nxjerr bojën’ iPhone14

08:58, 08/09/2022
A+ Aa A-

Vajza e të ndjerit Steve Jobs me anë të një meme të publikuar në në llogarinë e saj është talluar me iPhone 14 e cila u prezantua ditën e djeshme.

Në memen e publikuar nga 23 vjeçarja shihet një burrë i moshuar që ka blerë të njejtën këmishë me atë që kishte veshur, me mbishkrimin:

''Unë duke përmisuar  iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple ditën e sotme.’

Image

‘Vëlla ata thjesht po publikojnë të njejtën gjë pa pushim’ ka shkruar një komentues në postimin e 23 vjeçares.

‘Apple lëshoi sërish të njëjtin telefon me përmisime të vogla? pyeti një tjetër komentues duke u nisur nga kuptimi i memes.

 "Nuk është njësoj pasi vazhdon t'ju kushtojë më shumë para," shpjegoi një tjetër.

iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, i cili mburret me një ekran 6.7 inç, vijnë në pesë ngjyra: të errët, dritë ylli, blu, vjollcë dhe e kuqe.

Image

iPhone 14 fillon nga 1399 dollarë dhe do të shkojë deri në 1,899 dollarë, një çmim shumë më i ulët se sa kishin parashikuar thashethemet. 

Porositë  e para fillojnë më 9 shtator.

iPhone 14 do të jetë i disponueshëm më 16 shtator dhe iPhone 14 Plus do të dalë më 7 tetor. 

Thashethemet për partneritetin e gjigantit të teknologjisë me një kompani interneti satelitore u shfaqën në fillim të këtij muaji, por të mërkurën këto spekulime u bënë realitet.

Kompania deklaron në faqen e saj të internetit se sapo iPhone të lidhet me një satelit, ai dërgon automatikisht një mesazh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco