FOTO/ Në ditëindjen e saj të 33-të/ Bebe Rexha shfaqet më joshëse se kurrë

FOTO/ Në ditëindjen e saj të 33-të/ Bebe Rexha shfaqet më joshëse se kurrë

14:36, 01/09/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të martën ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

E shoqëruar nga miqtë dhe njerëzit e afërt, autorja e hitit “The Monster”, interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, e festoi 33-vjetorin e lindjes në Los Angeles të Kalifornisë.

Ajo u kujdes që të ndajë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga dukja e saj atraktive në mbrëmjen e ditëlindjes.

Rexha kishte veshur një fustan të zi me prerja të cilat zbulonin këmbët e saj, si dhe një dekolte mjaft të hapur që vinte në pah gjoksin e bujshëm të këngëtares.

Në hapësirën për komente, urimet e shumta për ditëlindje nga ndjekësit e saj anë e mbanë botës nuk munguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco