Luana dhe Marina Vjollca bashkohen sërish në një ekran! Ja ku do i shohim motrat në sezonin e ri

Luana dhe Marina Vjollca bashkohen sërish në një ekran! Ja ku do i shohim motrat në sezonin e ri

12:38, 31/08/2022
A+ Aa A-

Merkato më e bujshme e shtatorit tashmë është vulosur.

Motrat Vjollca do të jenë të dyja në një ekran nga sezoni i ardhshëm.

 

Vip Magazine ka mësuar se Luan Vjollca ka firmosur kontratën me Tv Klan dhe pritet që nga sezoni i ardhshëm të nisë programin e saj në një logo të re televizive pas më shumë se një dekade në Top Channel.

Nga sa kemi mësuar Luana pritet të vijë me një emision nën autorësinë e saj ndërsa ka nisur punën për rekrutimin e stafit të ri.

 

Duket se moderatorja do të bëjë ndryshime në stafin e saj të ngushtë duke qenë se shumë emra që ka pasur për shumë vite në ekipin e “Shiko kush luan” nuk do të zhvendosen pranë saj.

Ky sezon bën bashkë nën një ekran motrat Vjollca. Marina prej disa sezonesh moderon programin e humorit “Klanifornia” që transmetohet çdo të dielë në TV Klan.

 

Ndërsa motra e saj, pritet të ketë prime time të së premtes duke zëvendësuar kështu Arian Çanin i cili përflitet se sezonin e ri do të shkojë në televizionin ABC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco