Aktorja e famshme ndahet  papritur nga jeta në moshën 32-vjeçare

Aktorja e famshme ndahet papritur nga jeta në moshën 32-vjeçare

12:25, 31/08/2022
A+ Aa A-

Modelja dhe aktorja afrikano-jugore, Charlbi Dean ka ndërruar jetë të hënën në moshën 32-vjeçare. Raportohet se Charlbi Dean vdiq nga një ‘sëmundje e papritur’ në një spital të New York.

Image

32-vjeçarja u nda nga jeta vetëm disa javë para publikimit të komedisë, Triangle of Sadness, e cila do ta bënte atë një yll.

Image

Katër muaj më parë ajo u fejua me të dashurin e saj prej katër vitesh, Luke Chase Volker, në të njëjtën rrugë në Manhattan ku dhanë puthjen e tyre të parë.

Image

Charlbi zotëronte shtëpi në Hollywood Hills, New York City dhe vendlindjen e saj në Cape Town, ku ajo dhe modeli 26-vjeçar nga Afrika e Jugut jetonin me qenin e tyre Kanicki Deathbat Dean.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco