Nëse ka diçka që Kim Kardashian do donte të mos e kishte thënë është kjo!

Nëse ka diçka që Kim Kardashian do donte të mos e kishte thënë është kjo!

12:22, 31/08/2022
A+ Aa A-

Trailer-i për pjesën e dytë të sezonit final të “Keeping up with the Kardashians” është publikuar dhe sigurisht është i mbushur plot me drama.

Kujtojmë se pjesa e parë e episodeve u mbyll me Khloe Kardashian që merr vesh se i dashuri i saj, Tristan Thompson e ka tradhtuar sërish, ndërkohë që edhe tashmë ish-i dashuri i Kim, Pete Davidson bëri paraqitjen e tij të parë në serial.

 

Nga trailer-i i pjesës së dytë, duket që Pete nuk do të jetë shumë i përfshirë në episodet e fundit, sepse fundja tani nuk është më pjesë e “familjes” së famshme, megjithatë ajo çka do jetë padyshim pjesë e bisedave aty është diskutimi për intervistën tashmë virale të Kim Kardashian me Vogue.

Nëse e keni humbur, bëhet fjalë për intervistën ku Kim ju përgjigj pyetjes “Çfarë këshille do t’i jepje grave në biznes?" dhe ajo çka tha ishte: “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Çojeni by*ën dhe punoni. Më duket se askush nuk do të punojë këto ditë”.

 

Një këshillë kjo që u bë shumë virale dhe për arsyen e gabuar, sepse natyrisht erdhi nga Kim, një vajzë që është rritur në një familje shumë të pasur dhe me privilegje.

Aq shumë u komentua si episod sa Kim para disa kohësh foli për të duke thënë: "Ishte një fjali jashtë kontekstit, u bë virale pa pyetjen që ishte bërë përpara, e cila i referohej 20 viteve të fundit që jam në biznes dhe jam e famshme pasi jam e famshme”.

 

Sërish, jo edhe aq e vërtetë sepse nuk ishte kjo pyetja por nuk ka problem. Ndërkohë, në trailer-in e sezonit të fundit të serialit, Kim shfaqet duke e diskutuar këtë gjë me Khloe, gjatë një udhëtimi me makinë.

 

Dukshëm e penduar për atë që kishte thënë, ajo dëgjohet të thotë: “Jam e tmerruar, e kuptoj pse njerëzit janë të mërzitur”. Dhe Khloe më e sinqertë seç duhet i thotë: “Askush nuk të ka qejf tani…”, ndërkohë që më pas i jep kurajo dhe i thotë që është e fortë dhe mund ta përballojë edhe këtë rast.

Ndërkohë, gjërat e tjera qe do të ndodhin në serial, mund t’i shihni më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco