Pas katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio i jep fund romancës me modelen 25-vjeçare

Pas katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio i jep fund romancës me modelen 25-vjeçare

11:44, 31/08/2022
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes së tyre katër vjecare,sipas burime për ‘PEOPLE’.

Fituesi i Oskarit, 47 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç – të cilët e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të kureshtarëve e nisën romancën e tyre që nga janari i 2018 gjatë një daljeje në Aspen, Kolorado dhe u shfaqën si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë në Oscars në shkurt 2020.

Image

Në korrik 2019, një burim i brendshëm tha për PEOPLE se DiCaprio dhe Morrone dukeshin “shumë seriozë” me njëri-tjetrin . “Padyshim që nuk është një marrëdhënie e përkohëshme. Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e tij. Camila njihet prej kohësh si e dashura e Leos. Dhe Leo e prezantoi atë me të dy prindërit e tij shumë kohë më parë.”

Më pas, në qershor 2020, një burim tha se DiCaprio-s “i pëlqen të jetë me” Morrone pasi ata “kaluan çdo ditë” me njëri-tjetrin përgjatë karantinimit në pandemi. “Ata janë shumë të afërt”, shtoi burimi në atë kohë.

Image

DiCaprio dhe Morrone janë fotografuar duke kaluar së bashku në fillim të kësaj vere në një plazh në Malibu. Në gusht, Morrone u pa në St. Tropez me nënën e saj. Ndërkohë, DiCaprio është parë për darkë me miqtë në Los Angeles javën e kaluar.

Image

Gjatë një interviste në dhjetor 2019 me Los Angeles Times , Morrone foli për diferencën e saj në moshë me DiCaprion, duke thënë në atë kohë: “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me të cilin dëshiron të takohet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco