Nicolas Cage, roli që e detyroi të lyente flokët me ngjyrë të kuqe

Nicolas Cage, roli që e detyroi të lyente flokët me ngjyrë të kuqe

08:44, 27/08/2022
A+ Aa A-

Aktori Nicolas Cage habiti të gihtë ditën e djeshme kur një foto e tij ku ai shihej me flokë të lyer në ngjyrë të kuqe u bë virale.

Arsyeja e këtij ndryshmi janë xhirimet për filmin “Renfield”, në të cilin aktori do të marrë pjesë.

Dhe nisur nga roli Cage u detyrua të lyente flokët me ngjyrë të kuqe, duke shkaktuar kështu një habi tek fansat e tij, të cilët nuk kanë reshtën së komentuari në rrjetet sociale.

Ndryshe nga flokët e kuq, mjekra e 58-vjeçarit ka mbetur natyrale. 

Filmi 'Renfield' ku Cage do të marrë pjesë do të bazohet në romanin e Bram Stoker, Drakula, i vitit 1987.

Aktori do të luajë personazhin e  Kontin Drakula. 

Në një intervistë të fundit me Los Angeles Times, 58-vjeçari tha se ishte i emocionuar për rolin që i është besuar.

“Çelësi i këtij roli është lëvizja. Së fundmi pashë filmin “Malignant” dhe regjisori dhe aktorja krijuan një koreografi të frikshme. Shpresoj të bëj diçka të ngjashme, ku Drakula ose të rrëshqasë ose të lëvizë si Sadako në “Ring”  u shpreh ai gjatë intervistës. 

Në të kaluarën, rolin e Drakulës e kanë luajtur Bela Lugosi dhe Christopher Lee. 

Megjithatë, ky nuk është roli i parë i Cage në një film me vampir. 

Kujtojmë se në vitin 1988 ai luajti në filmin “Puthja e Vampirit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco