Taylor Swift përfundon sërish në gjykatë

Taylor Swift përfundon sërish në gjykatë

10:41, 26/08/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht suksesit të albumit të saj të fundit, Taylor  Swift është në telashe pasi është paditur për plagjaturë, sërish. 

Një shkrimtare dhe poete, Teresa La Dart, ka paditur artisten e famshme për më shumë se një milion dollarë, duke pretenduar se ka kopjuar kopertinën e librit me poezi të saj të vitit 2010 “Lover”, pikërisht për kopertinën e albumit “Lover”. 

 

La Dart, po ashtu mendon se këngëtarja ka kopjuar edhe emrin e librit të saj, duke ja përshtatur albumit, megjithatë le të themi që fjala "Lover" përdoret gjerësisht nga gjithkush e zor se mund të provohet nëse është kopjuar. Ndërsa për kopertinën, mund ta krahasohen të dyja, ajo e poetes dhe e Swift, për të parë nëse artistja e "Bad Blood" është frymëzuar pak më shumë se sa duhet.

 

Ndërkohë Swift është aktualisht e përfshirë në një tjetër padi, për të drejtat e autorit për projektin “Shake It Off”, një cështje që vazhdon prej vitesh tashmë. 

Artistët Sean Hall dhe Nathan Butler kanë pohuar se Swift ka përdorur linja nga melodia e tyre e vitit 2001 “Playas Gon’ Play”, e cila u interpretua nga grupi i vajzave 3Lw.

 

Padia, që është ngritur për herë të parë në vitin 2017, u hodh poshtë fillimisht, por është rihapur në apel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco