Enca Haxhia bën deklaratën e fortë: I bëj thirrje artistëve shqiptarë homoseksualë të tregojnë veten…

Enca Haxhia bën deklaratën e fortë: I bëj thirrje artistëve shqiptarë homoseksualë të tregojnë veten…

14:02, 23/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia i ka bërë thirrje artistave homoseksualë që të mos e fshehin më veten por ta tregojnë hapur.

Artistja ka habitur me deklaratën e saj në të papritur në Instagram ku shprehet se ata duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe të mos bëjnë një jetë të dyfishtë duke paguar modele për ti postuar në rrjetet sociale.

Sipas saj këta artistë duhet ta tregojnë veten e tyre, gjithashtu do të kenë dhe mbështetjen e fansave. Ndërkaq ajo shtoi se bota do të ishte një vend më i mirë nëse nuk do të ishim kaq gjykues dhe t’i lëmë të tjerët të jetojnë të lirë.

Enca u shpreh se do të jetë e para që do i suportoj këta artistë.

“Është koha që artistat shqiptarë homiseksualë të tregojnë veten e tyre. Mendoj se kemi nevoj të jemi realist në 2022 dhe shumë fansa të tyre do i kuptonin dhe do i suportonin idhujt e tyre.

Jemi lodhur nga ky maskilitet toksik dhe fallco. Boll paguat modele për ti postuar, na tregoni veten tuaj të vërtetë. Un do të jem e para që do tju suportoj sinqerisht!

Mos më kërkoni të ekspozoj të tjerët, kjo është gabim. Çdokush duhet ta tregojë veten e tij atëherë kur e ndjen. Thjesht po them se ndihem keq për ata njerëz që bëjnë një jetë të dyfishtë dhe nuk jetojnë vetvetja.

Bota do të ishte shumë më mirë nëse ne nuk do të ishim gjykues dhe t’i linim të tjerët të jetojnë të lirë”– shkroi ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco