Kumbara e R.Kelly dëshmi tronditëse në gjyqin e këngëtarit: Më detyroi të bëja s*ks kur isha e mitur

Kumbara e R.Kelly dëshmi tronditëse në gjyqin e këngëtarit: Më detyroi të bëja s*ks kur isha e mitur

12:16, 19/08/2022
A+ Aa A-

Detaje tronditëse dalin në dritë gjatë gjyqit të R.Kelly.

Këngëtari akuzohet për pornografi për fëmijë, por siç duket ka dhe incidente të tjera që duhet të merren parasysh nga Gjykata.

Gjatë ditë së katërt të gjyqit të këngëtarit, kumbara e tij tashme 37 vjeçare dëshmoi kundër tij, duke pretenduar se  R.Kelly e kishte detyruar të bënte seks  ‘qindra herë’ kur ishte ende e mitur.

Jane pretendoi se ishte vetëm 14 vjeç kur R.Kelly e detyroi të bënte seks me të dhe gjithashtu deklaroi se kishte në posedim dhe një video.

Në fakt për të mos rrezikuar emrin e tij në rast se video humbiste R.Kelly i kishte dhënë para dhe i kishte regjistruar, në mënyrë që më vonë të pretendonte  se ajo ishte një prostiturë që e kishte takuar rastësisht.

‘Nëse dikush e shihte kasetën ose e qarkullonte për ndonjë aryse do të thoshte se jam prositurë’ i tha Jane gjykatës.

Madje këngëtari i kishte thënë asaj se çdo lidhje romantike e tij përfundonte sapo të dashurat e tij mbushnin 18 vjeç.

Siç tha ajo në dëshminë e saj, këngëtari atëherër 30 vjeç fillimisht e ngacmoi atë në një studio regjistrimi në Çikago dhe më pas e ftonte shpesh në shtëpinë e tij, madje ndonjëherë në takimet e tyre kishte dhe vajza të tjera adoleshente të cilat ai i rekrutonte.

37 vjeçarja kishte kërkuar të dëshmonte dhe në gjyqin kundër tij në vitin 2008 por ai e kishte kërcënuar atë dhe familjen e saj.

Ajo nuk e bëri dhe përfundimisht R.Kelly  u lirua.

Krahas kumbarës së tij në gjyqin e shumë përfolur ndaj këngëtarit priten të dëshmojnë dhe dy viktima të tjera të R.Kelly.

Përveç kësaj anëtarët e jurisë tashmë kanë dhe pamje të videove të këngëtarit duke u përfshirë në aktivitete seksuale me të mitura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco