Lajmi i fundit

'ÇIM PEKA LIVE'/ Rrëfimi i pazakontë i Grida Dumës për 9 vite në opozitë

Dëshmi të pa publikuara më parë, dokumentari i ri për 25-vjetorin e vdekjes së Princeshë Dianës

Dëshmi të pa publikuara më parë, dokumentari i ri për 25-vjetorin e vdekjes së Princeshë Dianës

18:13, 11/08/2022
A+ Aa A-

Më 31 Gusht pritet që të publikohet dokumentari i ri në lidhje me 25-vjetorin e Princeshë Dianës për të cilin thuhet se Princi William dhe Harry nuk kanë dijeni.

Dokumentari do të titullohet “Hetimi për Dianën dhe Vdekja në Paris” ku do të trajtohet si një proçedurë policore dhe mjeko-kligjore e cila do të eksplorojë se si individë të fuqishëm, shtypi dhe interneti do të vënë në pikëpytje disa çështje të së vërtetës.

Image

Prestigjozja “Daily Mail’ raportoi se se Duka i Kembrixhit, 40 vjeç, dhe Duka i Sussex-it, 37 vjeç, nuk janë konsultuar për programin, ose nuk i është shfaqur paraprakisht një pjesë e asaj që do të transmetohet.

Princesha ishte 36 vjeçe kur vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht të vitit 1997.

Vdekja e saj ka vazhduar të tërheqë teori konspirative gjatë dekadave.

“Investigating Diana: Death in Paris” do të rrëfejë hetimet e dyfishta për incidentin – i pari nga Brigada Franceze Criminelle në vitin 1997, dhe i dyti nga Policia Metropolitane në vitin 2004.

Image

Image

Ai do të shfaqë intervista me detektivë nga të dyja forcat, disa prej tyre që flasin publikisht për herë të parë.

Dokumentari do të shqyrtojë gjithashtu “kërkesën e pangopur të publikut për përgjigje, e cila nxiti interesin e paprecedentë të shtypit dhe përhapjen e dhomave të bisedave në internet, ku spekulimet mbi ‘shkakun e vërtetë’ të vdekjes së Dianës u bënë një nga ndjesitë e para virale të internetit të hershëm”.

“Ky ishte një dokument vërtet i rëndësishëm për t’u bërë – jo vetëm sepse shpresojmë se do të pushojë teoritë e konspiracionit që vazhdojnë të errësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi në tunelin e Almës atë natë – por sepse historia është një dritare në botën e sotme, ku teoritë e konspiracionit nuk qëndrojnë më në qoshet e errëta të internetit, por janë përhapur dhe në fakt shtyhen nga njerëz në pozita të pushtetit real”, tha Henry Singer, producent ekzekutiv për Sandpaper Films.

Image

“The Princess, një tjetër dokumentar që përshkruan jetën e Princeshë Dianës do të transmetohet këtë muaj pasi tërhoqi polemika për përfshirjen e pamjeve nga intervista e saj e vitit 1995.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco