Lajmi i fundit

SHBA: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, e gabuar

Shakira jep mesazhin e ëmbël teksa përqafon të vegjëlit e saj

Shakira jep mesazhin e ëmbël teksa përqafon të vegjëlit e saj

16:33, 09/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Shakira prej kohësh ndodhet në vëmendjen e të gjitha mediave. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël që po bën xhiron e rrjetit.

Ajo shihet teksa përqafon fëmijët e saj, ku shkruan: “Dashuria më e pastër”.

Ndjekësit kanë komentuar pafund në foton e Shakirës duke i dërguar emoji me zemër.

Image

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa u vënë re pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt e mediave që atëherë.

Pasojat e ndarjes ishin të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan. Megjithatë, ata kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht.

Teksa të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar deri më sot.

Në gusht, fëmijët do të kalojnë dy javë në Barcelonë me Piquen dhe dy javë me nënën e tyre në San Diego, Meksikë dhe Los Anxhelos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco