Meritoni-Heidit: Më mungon Ilnisa por e di që është me vajzën

Meritoni-Heidit: Më mungon Ilnisa por e di që është me vajzën

16:38, 26/04/2024
A+ Aa A-

Orët e para të mëngjesit të sotëm, Meritoni shkoi në suitën ku po qëndron çifti Romeo-Heidi. Në një bisedë të zhvilluar me Heidin, Meritoni shpreh mallin dhe dashurinë që ka me Ilnisën, një ish-banore e ‘BBV3’ me të cilën krijoi një marrëdhënie brenda shtëpisë.

Banori shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj. Më pas shton se në lojë është për të dy madje shpeshherë ka treguar se do ta fitoj ai këtë format për veten dhe për Ilnisën.

“E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj.

Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt.” -shprehet Meritoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco