U anulua papritur, publikohet ilegalisht kënga e Era Istrefit dhe Mozzik-ut

U anulua papritur, publikohet ilegalisht kënga e Era Istrefit dhe Mozzik-ut

20:13, 07/08/2022
A+ Aa A-

Era Istrefi dhe Mozzik i befasuan të gjithë kur zbuluan se po vinin me një bashkëpunim.

Por, po aq befasues ishte dhe lajmi se kënga ishte anuluar. Ishte Mozzik që theksoi se kënga ishte anuluar, duke mos dhënë një arsye, ndërsa Istrefi ka preferuar të mos flasë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes por xhirimet e klipit kishin përfunduar dhe ishte vetëm çështje ditësh për t’u lancuar. Së fundmi, kënga është publikuar ilegalisht në internet dhe është bërë virale. Iconstyle ka publikuar videon e plotë.

Përpos ritmit që të bën të kërcesh, ajo që bie në sy janë fjalët banale që ka përdorur Mozzik.

Kujtojmë që reperi u përball me kritika të shumta dhe për këngën Madonna që solli disa vite më parë, për shkak të tekstit që kishte përdorur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco