Zbulohet zanafilla e prishjes së raporteve midis Victoria Beckham dhe Nicola Peltz

Zbulohet zanafilla e prishjes së raporteve midis Victoria Beckham dhe Nicola Peltz

14:25, 05/08/2022
A+ Aa A-

Pas martesës së Brooklyn Beckham me Nicola Peltz, duket sikur gjërat kanë marrë një kthesë të ftohtë pasi nëna e tij, Victoria, është e pakënaqur me zgjedhjen e djalit të saj.

Drama thuhet se e ka zanafillën gjatë kohës së ceremonisë së dasmës së djalit të stilistes, ku Peltz bënte çmos për ta mbajtur gruan e David Beckham dhe ish-Spice Girl sa më larg planifikimit të dasmës.

“Ata nuk e durojnë njëri-tjetrin dhe nuk flasin”, tha një burim i afërt me familjen. “Organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm.”

Image

Të njëjtat burime pohojnë gjithashtu se Peltz nuk donte që vjehrra e saj “të ishte pjesë e planifikimit apo të merrte mendime nga Victoria. Komunikimi ishte minimal”.

Ndër arsyjet kryesore për këtë sherr midis “nuses dhe vjerrës”, është nisur nga Peltz, e cila me sa duket është ziliqar për vëmendjen që merr Victoria. Ajo nuk donte që kjo të ndodhte në ditën e saj të dasmës.

Image

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco