Pas incidentit në koncertin e ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa mahnit me paraqitjen e saj

Pas incidentit në koncertin e ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa mahnit me paraqitjen e saj

11:31, 30/07/2022
A+ Aa A-

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen teksa doli në skenën Lollapalooza të premten mbrëma, për ditën e dytë të festivalit vjetor katërditor të muzikës, të mbajtur në Grant Park në Çikago, Illinois.

Ylli i popit , dukej spektakolare e veshur me kostumin e markës së njohur ‘Mugler’ i cili është kthyer në trend tashmë.

Krijuesja e hitit ‘Don’t Start Noë’ e kishte veshjen e saj tërheqëse me një palë çizme të zeza dhe duke i kombinuar dhe me një palë vathë fine.

Image

Sa i përket glamit, ylli zgjodhi një nuancë të lehtë për sytë, ngjyrë vjollcë dhe një buzëkuq të errët. Ndërsa flokët i la të lëshuara me onde të derdhura.

Shfaqja vjen pas incidentit që ndodhi gjatë koncertit të saj në Scotiabank Arena në Toronto të mërkurën, në të cilin tre persona u plagosën pasi u ndezën fishekzjarre të paligjshme në vendngjarje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco