Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Nga takimi i parë me prindërit e Ledri Vulës deri tek zënkat me reperin, flet Sara Hoxha

Nga takimi i parë me prindërit e Ledri Vulës deri tek zënkat me reperin, flet Sara Hoxha

10:30, 30/07/2022
A+ Aa A-

Blogerja Sara Hoxha, e cila është gjithashtu partnerja e reperit Ledri Vula, u kthye në një personazh mjaft të përfolur në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Megjithëse ajo është shumë aktive në rrjetetet sociale, kurioziteti për detaje nga jeta e saj dhe e Ledrit, mbetet i madh.

Image

Së fundmi ajo ka zbuluar shumë të pathëna gjatë një intervsite për “Prive”. Ajo foli për takimin e parë më Ledrin, të cilin tha se nuk e njite si fytyrë, thjesht kishte dëgjuar këngët e tij.  “Emrin Ledri Vula e kisha dëgjuar edhe këngët, thjesht nuk kisha një figurë që mund ta lidhja me emrin dhe në momentin që e pashë thashë: “Ëm, qenka i mirë ky”. Nuk e prisja që të ishte ai Ledri”– tha Sara, e cila rrëfeu edhe tre tiparet që asaj i pëlqejnë më shumë te Ledri.

“Një nga tiparet që e vlerësoj është shumë punëtor. Nuk është ziliqar, mundohet të marri edhe dikë me vete nuk punon vetëm për veten. Nuk e di a mund ta quaj virtyt, por thjesht fakti që ai është një baba shumë i mirë, është e treta.”– tregoi Sara.

Ashtu si çdo çift edhe Sara me Ledrin sigurisht që kanë debatet e veta. Por kush janë rastet më të shpeshta që shkaktojnë zënka mes tyre?

Image

“Kjo është e lehtë. Sa herë shkojmë në udhëtim zihemi kush do e takojë i pari Poin. Deri sa në fund i japim të drejtë njëri-tjetrit.”- tregoi Sara.

Sara e ka treguar edhe më parë që nuk është xheloze për partnerin e saj, i cili numëron shumë fanse. Por pyetjes nëse është posesive ndaj tij ajo iu përgjigj: “Jam posesive për gjërat që mendoj për gjërat që duhet t’i bëjë dhe t’i ketë, për këto gjëra, për gjëra të tjera jo. Kur mendoj që i duhet të bëjë diçka apo të blejë diçka nuk e lë rehat”– tha Sara.

Ndër të tjera ajo foli edhe për takimin e parë me vjehrrin dhe vjehrëë, pra prindërit e Ledri Vulës, Xheraldina dhe Agron Vula.

“Shumë i sikletshëm sepse ishte hera e parë që i takoja, por ata ishin shumë të dashur që në takimin e parë. Kur bëjmë sherr me Ledrin flas më shumë me Xherin. Xheri është gjithmonë në anën time”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco