'Më qan zemra', Olta Boka flet për sëmundjen nga e cila vuan

'Më qan zemra', Olta Boka flet për sëmundjen nga e cila vuan

10:10, 30/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Olta Boka njihet për zërin e saj të ëmbël dhe muzikën e saj e cila pëlqehet nga shumë shqiptarë.

Ditën e sotme Olta ka folur për një problem të sajin shëndetësor, që sipas saj e shoqëron pothuajse çdo verë. Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja na ka zbuluar se ka alergji nga dielli, pasi ky i fundit i shkakton probleme të mëdha në rast ekspozimi.

Olta ka treguar se kjo lloj sëmundje nuk ka shërim por mund të mbahet nën kontroll. Ajo i ka kërkuar fansave këshilla dhe i ka pyetur nëse ata kanë ndonjë zgjidhje.

Image

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, shkroi Olta.

“Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj”, ka sqaruar më tej Olta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco