Tmerri: Çfarë ndodhi në koncertin e grupit 'Mirror', kur ekrani gjigant ra mbi balerinët

Tmerri: Çfarë ndodhi në koncertin e grupit 'Mirror', kur ekrani gjigant ra mbi balerinët

15:20, 29/07/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje jo fort e këndshme ndodhi gjatë një koncerti të grupit “Mirror” në Hong Kong, teksa ekrani gjigant u shkëput dhe ra në skenë, mbi balerinët që po performonin.

Video e ekranit që bie po bën xhiron e rrjetit, ndërsa mediat e huaja bëjnë me dije se përveç dy balerinëve të plagosur, u lënduan edhe tre persona nga audienca.

“Jam i tronditur,” tha shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee. “Shpreh ngushëllime për ata që u lënduan dhe shpresoj që të shërohen shpejt”.

Sipas shefit ekzekutiv, qeveria do të hetojë dhe rishikojë procedurat e sigurisë për mbrojtjen e këngëtarëve, trupës performuese, stafit dhe gjithashtu publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco