Shuplaka e famshme në Oscars, Chris Rock kujton momentin: Unë nuk jam viktimë

Shuplaka e famshme në Oscars, Chris Rock kujton momentin: Unë nuk jam viktimë

15:03, 29/07/2022
A+ Aa A-

Gjatë një shfaqje stand-up së bashku me Kevin Hart, Chris Rock ka rikujtuar momentin kur Will Smith e goditi në fytyrë gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar”.

 

Ai është shprehur se nuk është një viktimë, teksa ka shtuar se shuplaka i ka dhembur, por sërish ka shkuar në punë të nesërmen.

 

“Kushdo që thotë fjalë të lëndojnë nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë,” tha Rock të dielën. “Po, ajo dhemb… Por unë u cova dhe shkova në punë të nesërmen … Unë nuk shkoj në spital për një prerje letre", është shprehur Rock.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco