Xheraldina: Ledri dhe Sara jetojnë me ne, duam të ikin

Xheraldina: Ledri dhe Sara jetojnë me ne, duam të ikin

09:30, 29/07/2022
A+ Aa A-

Xheraldina dhe Agron Vula, dy prindërit e reperit Ledri Vula ishin të ftuar në "Pardon my French", në Top Albania Radio ku gjatë intervistës zbuluan shumë për jetën e tyre.

 

Agroni zbuloi se Ledri dhe Sara jetojnë me ta, por kanë ndërmend të largohen.

"Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetë, t’i çelin rrugën e vetvetes", tha ai.

 

"Ledri dhe Sara tani janë në plan të dytë. Plani i parë është Poi. Dashuria ndaj ‘syrit të syrit’ është diçka… Unë tani i kam dy vajza, Sarën dhe Poin. Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e vetë e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë", u shpreh Xheraldina.

 

A do bëjnë dasmë Ledri dhe Sara?! 

"I kam thënë të bëjë dy dasma. Një për miqtë e një për familjarët", u përgjigj Agron Vula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco