Lajmi i fundit

LIVE/ Pamje të rënda nga atentati në Vlorë, mjeti i bërë shoshë nga breshëria e plumbave

Autorja e Për’puthen tregon çfarë bëri Bora Zemani për historinë  e saj me Donaldin

Autorja e Për’puthen tregon çfarë bëri Bora Zemani për historinë e saj me Donaldin

11:38, 24/06/2022
A+ Aa A-

Autorja e Programit “Përputhen”, Olsa Muhameti ka qenë shumë pranë moderatores Bora Zemani në situatën e vështirë që ajo kaloi kur Donald Veshaj ishte në Big Brother VIP dhe aty brenda krijoi një lidhje me Beatrix Ramosajn.

Olsa Muhameti mund të dijë shumë, por së fundmi, në një intervistë në “Wake Up”, ajo ka treguar se si Bora Zemani e ka trajtuar historinë e saj me Donald Veshajn, si në momentin që ai hyri në BBVip, takimit dhe puthjes së tyre live që u vë virale, lidhjes me Beatrixin dhe pas përfundimit të reality show-t.

Image

Edhe pse së fundmi aktori Veshaj ka dhënë sinjale se ata mund të jenë rikthyer bashkë, Bora Zemani ka mbetur e njëjta vajzë diskrete në rrjetet sociale.

Olsa Muhameti tha se Bora Zemani është shumë e kujdesshme se kurrsesi nuk e ka përdorur këtë histori për famë apo për vëmendje.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.

Image

Ndërsa gazetarja Jonida Alickolli tha në “Wake up” se e gjithë situata ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.

“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin, ta nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco