Kendall Jenner fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Devin Booker

Kendall Jenner fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Devin Booker

21:20, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kendall Jenner dukej e dëshpëruar teksa u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, mes pretendimeve se ajo është ndarë nga i dashuri Devin Booker pas dy vitesh së bashku.

Modelja, 26 vjeç, u pa në publik për herë të parë që kur u pretendua se ajo është ndarë nga ylli i NBA, sepse ajo mendon se dyshja janë ‘në rrugë të ndryshme dhe jo në të njëjtën faqe’ në lidhje me atë që duan për të ardhmen.

Ylli i Kardashians nuk arriti të buzëqeshte teksa doli nga një studio në Calabasas. Kendall kishte veshur një palë xhinse blu të errët, kanotiere të verdhë dhe sandale të zeza.

Sipas ‘Entertainment Tonight’ ekziston një mundësi që ajo dhe Devin të rregullojnë romancën e tyre. “Kendall mendon se janë në rrugë të ndryshme,” -tha një burim i brendshëm pranë supermodeles.

Një burim tjetër tha se Kendall dhe Devin “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe.” Në një episod të “The Kardashians” që u transmetua në fillim të këtij muaji, Kendall tha se ndjehej “sikur po vjen dita që unë të kem fëmijë”.

Kendall është i vetmja nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind. “Ajo që në fillim dukej si një lidhje argëtuese, tani është një marrëdhënie. Ata janë privatë dhe Kendall është shumë e lumtur me Devinin”, -tha një burim i brendshëm i ‘People’ muaj më parë. “Kendall nuk ka qenë ndonjëherë më e lumtur në një lidhje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco