Trajneri i njohur kërcënon aktorin e humorit/ ‘Donald bishti do të thyejë krahët’

Trajneri i njohur kërcënon aktorin e humorit/ ‘Donald bishti do të thyejë krahët’

14:56, 23/06/2022
A+ Aa A-

Një video e trajnerit të jogas, Klodian Murati, u bë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet dhe ai u shpreh se e bëri kastile.

Nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në ‘TikTok’ u rikrijuan mjaft video duke përdorur ‘soundin viral’ dhe ndër to ishte dhe aktori Donald Veshaj.

Por mesa duket, Klodiani nuk e paska marrë aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar.

“Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”- shkruante ai.

Video gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit.

Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny.

“E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”- u shpreh Donaldi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco