‘Nuk doja të bëheshim bashkë veç në trishtim’/ Orinda Huta ka një mesazh për të gjithë

‘Nuk doja të bëheshim bashkë veç në trishtim’/ Orinda Huta ka një mesazh për të gjithë

09:59, 23/06/2022
A+ Aa A-

Para pak ditësh Orinda Huta ndau me të gjithë një moment shumë të dhimbshëm të saj në një intervistë me Mira Kazhanin.
Humbja e fëmijë së tyre të parë ishte një periudhë e vështirë për Orindën dhe Turjanin, por veçanërisht për moderatoren e cila me lot në sy rrëfeu këtë moment duke thënë se është një nga ato dhimbjet që mendon se kalon por që nuk kalon asnjëherë mbetet përgjithmonë në zemër.

Pasi Orinda vendosi të ndajë këtë histori, të shumtë kanë qënë mesazhet që ka marrë nga gratë dhe vajzat të cilat kanë përjetuar të njëjtën histori si ajo dhe për këtë ajo i përgjigjet me anë të një shkrimi të publikuar në profilin e saj të Instagramit të cilin e ka shoqëruar me foto të vajzës së saj Atarës e cila ishte gjithashtu e pranishme në këtë intervistë. Në këtë shkrim ajo shkruan:

“Pas intervistes qe e shijova aq shume me mirakazhanii per post.tirana dhe qe ndava nje pjese te perjetimit tim, inboxin e kam pasur plot dhe jam perpjekur cdo dite t’ju pergjigjem. Me besoni ka ende shume pa hapur per te me vertetuar serish se sa shume jemi me kete lloj perjetimi. Jam prekur me secilen prej historive qe keni ndare. Shume kush mund te pyes dhe pse zgjodha te rrefehem tani qe Atara eshte me mua. Mes shume arsyeve doja te flisja atehere kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja te beheshim bashke vec ne trishtim por edhe ne bekim, duke dhene shprese per kedo qe mezi e pret nje mrekulli. Falenderime nga zemra per dashurine dhe urimet. Plot bekime! zotiështëmrekullibërës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco