Dafina Zeqiri së shpejti do të realizojë një dokumentar për jetën e saj

Dafina Zeqiri së shpejti do të realizojë një dokumentar për jetën e saj

10:37, 13/06/2022
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe njëkohësisht më të preferuara për publikun shqiptar, atë rrallë e shohim pjesë të intervistave televizive për shkak të angazhimeve të shumta profesionale, por këtë herë këngëtarja vendosi të na surprizojë në një intervistë të veçantë.

E ftuar në “Why Not” me Roza Latin, Dafina Zeqiri është shfaqur më ndryshe se kurrë duke mos harruar asnjëherë natyrën e çiltër që ajo ka në përgjigjet e saj.

Ajo ka treguar disa detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale duke u ndalur në marrëdhënien me Dj Geek me të cilin këngëtarja është në një lidhje dashurie për një kohe të gjatë. E pyetur nga moderatorja nëse ka dëshirë të ketë një djalë ose vajzë, ajo i është përgjigjur duke thënë se çdo gjë ja ka lënë kohës dhe nuk ka rëndësi nëse është çun ose gocë, gjithmonë e kam ndjerë mungesën e vllaut dhe doja çun por tani  dua vajzë një mini Dafinë, ose binjakë një vajzë një djalë ka thënë ajo.
Për sa i përket karrierës së saj muzikore do të realizojë një dokumentar që do të shfaqet në fund të vitit ose në fillim të vitit 2023.

Dokumentari do të jetë në suedisht dhe anglisht sepse po e realizon një gazetar suedez. Do të jetë një dokumentar për 15 vitet e karrierës së saj ku gjithashtu për herë të parë do të flasë dhe për jetën private ka thënë këngëtarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco