Larg nga të gjithë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të martohen në fshehtësi

Larg nga të gjithë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të martohen në fshehtësi

09:42, 13/06/2022
A+ Aa A-

Dashuria midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck jo vetëm që triumfoi duke u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit por edhe u kurorëzua me martesë.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur disa burime pranë çiftit të cilët kanë konfirmuar ceremoninë e martesës së tyre.
Aktorët janë martuar në fshehtësi totale duke mos bërë publike asnjë detaj rreth kësaj dasme të fshehtë.

Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen. Hoteli që ata zgjodhën për ditën e tyre më të bukur ishte sigurisht një hotel luksoz me pamje të mrekullueshme.
Mes natyrës dhe luksit që të ofronte ky ambient çifti zgjodhën fshehtësinë e kësaj dite të rëndësishme për ta.
Të ftuarit në dasmën e tyre akoma nuk janë bërë publike nga ata apo mediat por pritet që ndoshta ndonjë nga të ftuarit  e famshëm të pranishëm në dasmën e tyre apo edhe vetë ata të mund të tregojnë foto nga dasma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco