Campbell e shqetësuar pas incidentit në Sofje, ku thuhet se e paragjykuan për shkak të ngjyrës

Campbell e shqetësuar pas incidentit në Sofje, ku thuhet se e paragjykuan për shkak të ngjyrës

20:36, 12/06/2022
A+ Aa A-

Campbell e shqetësuar pas incidentit në Sofje, ku thuhet se e ndanë mënjanë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Modelja e famshme dhe dikur më e paguara në botë, Naomi Campbell, ka përjetuar një situatë të sikletshme në një aeroport në Bullgari, ku stafi e la mënjanë për – siç thotë ajo – për arsye racore.

Bukuroshja kishte shkuar në Sofje për punë dhe duhej të qëndronte atje për tri ditë, por më 19 maj, pasi zbarkoi në aeroport, ajo u ndalua nga stafi duke i kërkuar që të dilte menjanë në mënyrë që të kontrollohej.

Burime për Daily Mail raportojnë se 52-vjeçarja ishte shumë e nevrikosur dhe se beson se ky është diskriminim racor.

Gjithashtu, siç theksuan burimet, ende nuk është plotësisht e qartë nëse stafi që kishte kërkesë të veçantë për modelen ishte i punësuar në aeroport apo nga ndonjë një firmë private.

“Naomi ishte shumë e mërzitur. I gjithë incidenti e preku tmerrësisht. Ajo udhëtoi për një xhirim emocionues të cilin me të vërtetë e priste, por gjithçka u qetësua pas këtij siklet”, citohet të ketë thënë një mik i saj.

Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që Naomit i ndodhin përvoja të pakëndshme në aeroporte. Një incident i kishte ndodhur edhe në Heathrow në Angli.

Asokohe, pas një debati me policinë që ishte përshkallëzuar, Campbell u largua me pranga dhe arsyeja dyshohet se ishte se një punonjës i stafit i tha asaj se çanta nuk mund të ishte në aeroplan, sepse ishte shumë e rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco