6 shenja që tregojnë se ti je 'super' tërheqës/ e

6 shenja që tregojnë se ti je 'super' tërheqës/ e

19:52, 12/06/2022
A+ Aa A-

​Të jesh tërheqës/ e nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si ti dukesh, por edhe me jetesën që bën, mënyrën si vishesh, si ecën dhe si sillesh në situata të ndryshme. Ekzistojnë 6 shenja që janë një tregues i qartë që ti je një person tërheqës dhe ato janë:

Të panjohurit të ngulin sytë

Nëse sharmi yt i tërheq, të panjohurit nuk do bëjnë dot asgjë tjetër, përpos se të të ngulin sytë dhe të të admirojnë në heshtje.

Të tjerët të ndihmojnë direkt

Ti kërkon diçka të vogël dhe të gjithë të vihen në dispozicion? Si Monica Bellucci në rolin e Malena-s që kërkoi të ndizte një cigare? Epo, tashmë ti e di pse ndodh.

Njerëzit të rrëfehen

Një person tërheqës ngjall besimin dhe bindjen se nuk merret me thashetheme, si dhe është dëgjues i mirë. Kjo i shtyn të tjerët të të tregojnë hapur problemet e tyre dhe jo vetëm.

Të tjerët qeshin me shakatë e tua, edhe kur ato janë të këqija

“Hahaha, sa gallatë”, edhe pse ti nuk ke dhënë maksimumin tënd; nëse të tingëllon si një situatë që e ke përjetuar shpesh, atëherë, nis të besosh se je me të vërtet tërheqës/ e.

Pranë teje, njerëzit ndryshojnë

Qetësohen, ulin zërin, mundohen të gjejnë të përbashkëta me ty. Por, edhe skuqen, futen në siklet dhe bëjnë çmos që mos të duken sikur janë në siklet.

Kur të shohin, njerëzit ngrenë vetullat

Nëse dikush të sheh dhe në mënyrë instiktive ngre vetullat, je një person tërheqës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco