Sara Hoxha konfirmon lidhjen e Romeos me Lorin? Deklarata që i futi të gjithë në dyshime

Sara Hoxha konfirmon lidhjen e Romeos me Lorin? Deklarata që i futi të gjithë në dyshime

14:56, 12/06/2022
A+ Aa A-

Në mediat rozë prej disa javësh po përflitet se mes trashëgimtares së ‘Top Channel’, Lori Hoxha dhe aktorit Romeo Veshaj ka nisur një romancë dashurie.

Mirëpo duket se për lidhjen e tyre tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i parë.

Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të premte në programin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ku gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ me humor tha se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.

Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen e fansave dhe i bëri të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah.

Ndërkohë që Romeo nuk ka një lidhje publike pasi sapo është ndarë nga Aleksia Pelekshi.

“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.

Kjo bisedë ne na lë të kuptojmë që mes Lorit dhe Romeos tashmë ka nisur një lidhje dashurie, gjithsesi na mbetet të presim ndonjë reagim ose konfirmim nga ata vetë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco