Një tjetër ribashkim? Ja çfarë pritet të ndodhë mes Johnny Depp dhe Camille Vasquez

Një tjetër ribashkim? Ja çfarë pritet të ndodhë mes Johnny Depp dhe Camille Vasquez

20:59, 08/06/2022
A+ Aa A-

Nuk ka mbaruar për Johnny Depp dhe avokatin e tij Camille Vasquez, të dy do të ribashkohen përsëri, ndoshta edhe për një koncert a festë.

Vasquez po largohej nga “Good Morning America” ​​të mërkurën në qytetin e New York kur ajo u pyet, nëse tani që gjyqi mbaroi do ta takojë përsëri Johnny. Pa hezituar, ajo u përgjigj: “Sigurisht!” E pyetur nëse ajo është një adhuruese e muzikës së tij, ajo tha “Po, po, sigurisht”.

Siç e dini, Camille dhe Johnny krijuan një miqësi gjatë shumë muajve duke punuar së bashku për padinë e Amber Heard. Fansat spekuluan dhe në mediat sociale u përhap teoria se ata të dy mund të jenë bërë më shumë se miq … por nuk është kështu.

Johnny ka dalë në skenë  në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit me mikun e tij Jeff Beck , teksa Camille është kthyer në një yll në SHBA – duke pozuar për foto dhe duke dhënë autografe nga shumë fansa që ia kërkojnë.

Ajo dhe Ben Chew sot dhanë intervistën e tyre të parë televizive në ‘Good Morning America’, ku iu referuan detajeve të padisë që monopolizoi mediat ndërkombëtare dhe çelësit të çështjes që i ndihmoi ata të fitonin gjyqin.

“Çelësi i fitores ishte se ne u fokusuam në faktet dhe mundësinë që Johnny të thoshte të vërtetën për herë të parë. Ne jemi përgatitur prej 6 vitesh dhe mendoj se Johnny ka arritur të lidhet me anëtarët e jurisë dhe publikun në përgjithësi ”, tha Camille.

Image

Cili ishte reagimi i parë i Depp -it kur mësoi se kishte fituar gjyqin? “Ishte në qiellin e shtatë. Dukej sikur e gjithë pesha e botës i kishte rrëshqitur nga supet. Më në fund, gjashtë vjet më vonë, ai rifitoi jetën e tij!”

Camille Vasquez mund të jetë ylli më i nxehtë i Hollivudit për momentin, por i dashuri i saj Edward Owen, e dinte se ajo ishte e veçantë përpara se ajo të bëhej qendra e vëmendjes. Vasquez u pa disa ditë më parë në hotelin Ritz-Carlton në Virxhinia me të dashurin e saj.

Owen është një ekzekutiv i WeWork me bazë në Angli. Ai është gjithashtu një anëtar i Institutit Mbretëror të Surveyors Chartered. Owen aktualisht punon si drejtues i pasurive të paluajtshme për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë për kompaninë bashkëpunuese të hapësirës për zyra. Çifti Vasquez-Owen u takuan në nëntor në Londër në lokalin luksoz “The Cow”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco