Shifrat e çmendura/ Kida shpenzon rreth 90 mijë euro për një veshje

Shifrat e çmendura/ Kida shpenzon rreth 90 mijë euro për një veshje

17:18, 31/05/2022
A+ Aa A-

Orhidea Latifi, e njohur gjerësisht si Kida është padyshim një nga këngëtaret më me stil e showbizit shqiptar.

Ajo është e kuruar deri në detajë në çdo dalje të saj në klipe, por jo vetëm edhe në koncerte. Kida është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku ndan me ndjekësit foto të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto, ku duket e veshur me një minifund të verdhë dhe një krop të po së njëjtës ngjyrë.

Nuk dihet nëse ky është ndonjë luk për projektin e rradhës, por një gjë është e sigurtë që kjo dukje i ka kushtuar këngëtares rreth 90 mijë euro.

Shifra e çmendur e veshjes së artistes së bashku me aksesorët është zbuluar nga faqja e njohur në Instagram “ShqipClosed”, e cila pasqyron gjithmonë çmimet për veshjet e vipave.

Ju kujtojmë që Kida shpeshherë është komentuar në rrjet për gjoksin e vogël, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar në këtë aspekt për artisten. Mediat kosovare kanë shkruar se tashmë, ajo ka rritur gjoksin, duke u shfaqur me disa numra më të mëdhenj sesa jemi mësuar ta shohim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco