KAFE SHQETO/ 'Netët e Klipit Shqiptar' triumfon Beatrix Ramosaj, Petri Bozo: 'Për Beatrixën është një...'

KAFE SHQETO/ 'Netët e Klipit Shqiptar' triumfon Beatrix Ramosaj, Petri Bozo: 'Për Beatrixën është një...'

13:19, 31/05/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, të drejtuar nga moderatori Flavio Qarri, ishte i ftuar regjisori dhe drejtuesi i shumë aktiviteteve dhe spektakleve Petri Bozo.

Së fundmi, u mbajt në Ulqin edicioni i 19-të “Netët e Klipit Shqiptar”.

“Mbrëmja ka qenë shumë simpatike sepse zgjodha një lokacion të ri. Është viti i 5-të që ne e organizojmë në Ulqin dhe gradualisht po e kthejmë Ulqinin si një kanë festival filmi, si një Venecia, një Toronto, me idenë që çdo vit nata gala e festivalit të klipit të mbahet në Ulqin. Kemi gjetur një mikpritje të jashtëzakonshme nga të gjithë ulqinakët, kështu që ndihemi komod”- u shpreh regjisori.

Ndër të tjera, u përmend edhe këngëtarja që triumfoi në këtë edicion të 19-të Beatrix Ramosaj. Ajo u shpall fituesja e madhe e “Netët e Klipit Shqiptar”.

“Për Beatrixën është një pikë kulmore e karrierës së vetë që është qytetare në një farë mënyre dhe jo në pjesën tjetër të famës që e ka marrë duke qenë pjesë e një formati si ‘Big Brother’. Mendoj që me të drejtë duhet të gëzohet sepse kishte një klip realisht shumë ë mirë, që ishte gati-gati në një garë shumë të fortë me Elita 5, me ëmbla të muzikës dhe krijimtarisë video-filmike në ambientin shqiptar”- tha Petri Bozo.

Këtë intervistë, Bozo e mbylli duke thënë artistët që ja kanë sjellë ‘në majë të hundës’ dhe nuk e fton më.

“Kemi po si nuk kemi, kryesisht këta dasmaxhinjtë që unë i thërras në spektakël, ai ndërron rrugën se ka dasmë në Laç apo Rrëshen dhe nuk vjen sepse të prish skaletën”- përfundoi ai.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco