Këta aktorë janë penduar për personazhet ikonë që kanë luajtur në filma

Këta aktorë janë penduar për personazhet ikonë që kanë luajtur në filma

16:27, 27/05/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht suksesit të filmave përkatës, këta aktorë janë penduar për rolet që kanë luajur. Ngjan pak e çuditshme sepse pse për disa prej tyre pikërisht këto role ju kanë dhënë famën fillimisht.

Image

Penn Badgley ka shprehur shumë e shumë herë se sa shumë nuk i pëlqen Joe Golberg nga seriali”You”.

Image

Ai tha për Joe: “Ai është një djalë që është i aftë të ndjekë, ai është një djalë që është i aftë të vrasë , ai është një djalë që është i aftë për shumë manipulime dhe abuzime”.

Krijuesja e shfaqjes, Sera Gamble, tha gjithashtu se Penn kontakton me të për t’u siguruar që Joe nuk do të ketë një fund të lumtur.

Robert Pattinson e bëri të qartë me kalimin e viteve se sa shumë e përbuz Edward Cullen dhe Sagën e filmave “Twilight”. Pattison tha se nëse Eduardi nuk do të ishte një personazh imagjinar dhe do ta takonit në realitet, ai është si një nga ata djem që ndoshta do të ishte një vrasës me sëpatë apo diçka e ngjashme. Kur u pyet nëse kishte marrë ndonjë gjë nga seti i xhirimeve, Pattinson u përgjigj- “Dinjitetin tim”.

Image

Jamie Dornan iu referua rolit të tij si Christian Grey në “Fifty Shades of Grey” duke thënë: “Unë nuk mendoj se do të luaj ndonjëherë një personazh që është më pak si unë”.

Image

Joseph Gordon-Levitt foli në një intervistë për personazhin e tij, Tom Hansen nga filmi “500 days of Summer”.

Image

Ai deklaroi se personazhi mund duket të duket tërheqës për disa gra dhe burra, veçanërisht për ata më të rinj. Por unë do të inkurajoja këdo të apasionuar pas karakterin të tij ta shikojë përsëri dhe të shqyrtojë se sa egoist është ai. Ai zhvillon një fiksim deluzional ndaj një vajze, së cilës i projekton të gjitha këto fantazi. Ai mendon se ajo do t’i japë kuptim jetës së tij sepse nuk i intereson shumë gjëra të tjera që ndodhin në jetën e tij. Kjo nuk është e shëndetshme. Kjo do të thotë të biesh në dashuri me idenë e një personi, jo me personin aktual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco