U përfolën për një lidhje/ Edon Zhegrova rikthen vëmendjen te historia e tij dhe Loredanës

U përfolën për një lidhje/ Edon Zhegrova rikthen vëmendjen te historia e tij dhe Loredanës

20:24, 20/05/2022
A+ Aa A-

Mashtrime, tradhti, zhgënjime- kënga e re e Loredanës duket se është shkruar për një histori toksike dhe të mbyllur dashurie, por kjo nuk e ka penguar Edon Zhegrovën ta shpërndajë në rrjetet sociale.

Sigurisht kjo nuk do na bënte përshtypje në kushte të tjera…por postimi i yllit të Kombëtares Kosovare të Futbollit vjen pasi u raportua se ai është në një lidhje me reperen. Këtë herë polemikat nuk u krijuan nga mediat shqiptare por ato zvicerane.

Image

Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre.

Ndonëse nuk është një provë e mjaftueshme sepse ata nuk janë parë më herët bashkë, kjo nuk i ndaloi zërat edhe pse mund të kemi të bëjmë thjesht me një miqësi. Futbollisti 23-vjeçar jeton në Francë pasi vitin e kaluar u bë pjesë e Lille.

Image

E kur asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende lidhur me atë që po përflitet, Edoni ka rikthyer vëmendjen te kjo histori duke mbështetur publikisht reperen për këngën e saj të fundit me titull “Pinky Promises”. Gjithsesi edhe miqtë e mbështesin njëri-tjetrin dhe mund të jetë ky rasti në fjalë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco