Fëmijët e Kourtney Kardashian nuk ishin në dasmën e saj? Ja pse fansat janë kaq të bindur

Fëmijët e Kourtney Kardashian nuk ishin në dasmën e saj? Ja pse fansat janë kaq të bindur

19:20, 16/05/2022
A+ Aa A-

Duket se tre fëmijët e Kourtney Kardashian nuk kanë qenë të pranishëm dasmën e saj dhe të Travis Barker në Santa Barbara.

Fëmijët e yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, Mason, Reign dhe vajza Penelope me sa duket e kaluan kohëm me babanë e tyre, Scott Disick, gjatë dasmës së nënës së tyre të dielën.

38 vjeçari postoi një seri videosh në Instastory në shtëpi me fëmijët e tij, nga Reign “duke jetuar ëndrrën” buzë pishinës deri tek Mason që “shtynte” motrën e tij.

Fëmijët nuk ishin të pranishëm as në fejesën e Kardashian dhe Barker në tetor të vitit 2021, gjë për të cilën Disick foli në episodin e javës së kaluar të “The Kardashians”.

“Ata ishin të mërzitur ,” tha ai, duke vënë në dukje se familjarët e Barker – njerka Atiana, djali Landon dhe vajza Alabama – ndihmuan në festimin e propozimit.

“Ata nuk e kuptuan pse po shikonin TikToks të fëmijëve të tij atje, ndërsa ata nuk ishin atje,” shpjegoi ai duke shtuar: “Shpresojmë që ata të jenë të ftuar në dasmë.”

Nga ana tjetër Kourtney Kardashian, vuri në dukje se vendimi i mamasë Kris Jenner për të mos ftuar fëmijët nuk ishte zgjedhja e saj “më e mira”.

“Unë do të doja që fëmijët e mi të ishin këtu,” tha ajo. “Unë mendoj se do t’i kishte bërë ata të ndiheshin më të përfshirë në vendim dhe pjesë e befasisë.”

Ylli i reality-shoet dhe bateristi i Blink-182, u martuan në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën. Të sapomartuarit janë larguar me një kabrio të zezë me shkrimin “JUST MARIED”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco