'Jeta seksuale e planifikuar', modeli  brazilian dhe nëntë gratë e tij

'Jeta seksuale e planifikuar', modeli brazilian dhe nëntë gratë e tij

06:58, 02/05/2022
A+ Aa A-

Modeli i famshme në Brazil, ndikuese në rrjetet sociale, yll i Fansave Online, biznesmen, showman dhe vetëm tridhjetë vjeç, Arthur Urso u bë i njohur pasi “ u martua”, në një “ceremoni” kolektive me 9 partneret e tij seksuale, ku bënte pjesë edhe gruaja e tij ligjore.

 Ai është shprehur se kjo 'martesë' ishte një përpjekje për të festuar dashurinë e lirë dhe protestë për monogaminë .

Arthur dhe gruaja e tij e parë (dhe ligjore), Luana Kazaki, filluan si swingers - pas shkëmbimit të partnerëve dhe seksit në grup - dhe pasi takuan me tetë gra të tjera, ata vendosën të zyrtarizojnë bashkimin e tyre në një kishë katolike në Sao Paulo, jo e ligjëruar pasi poligamia është e paligjshme në vend.

 Megjithatë, për Urson, çfarë rëndësie ka ligjshmëria kur paligjshmëria është kaq e ëmbël.

 Kur u pyet se si i kalon me nëntë gra e tij Arthur tha se fillimisht kishte hartuar një plan veprimi duke planifikuar marrëdhëniet e tij seksuale me të gjitha “gratë”.

 Ai shprehet se në fillim kishte një luftë "të ashpër" të përditshme në mënyrë që të përballonte në mënyrë adekuate sfidën e tij të madhe për të mbajtur secilën prej grave të tij të kënaqura seksualisht - dhe askush të mos ankohej.

 Mirëpo, planifikimi e lodhi dhe planet ndryshuan.

'Në fillim gjërat nuk ishin aq të lehta pasi bëja seks me takim me secilin nga partneret e mia. Mbajtja e një orari shkaktonte shumë probleme dhe ndonjëherë më dukej sikur duhej të bëja seks për t'iu përmbajtur orarit dhe jo për kënaqësi. Në disa raste kam bërë seks me një grua ndërsa mendoja për një tjetër” shprehet Urson.

Këto vështirësi e bënë shumë shpejt Arturin të braktiste programin, duke i lënë gjërat të "rrjedhin natyrshëm". 

Sot, ai pranon se jeta e tij seksuale është më e mirë se kurrë, duke u shprehur:

“Nuk kalon shumë kohë për të tërhequr vëmendjen apo dashurinë kur ke kaq shumë femra. Orari i turneve nuk na dukej i duhuri, ndaj e hoqëm qafe dhe tani seksi rrjedh natyrshëm dhe është i shkëlqyer. Është shumë argëtuese, e këndshme dhe unike të përjetosh gjithçka kolektivisht”.

Ndërsa Arturi këmbëngul se gratë e tij nuk janë xheloze - për shkak të dashurisë në lidhje - dhe se nuk janë të interesuar se sa shpesh bëjnë seks të tjerët me të, ai thotë se xhelozia ngjallet kur një dhuratë shfaqet.

 " Kur i bëj një gruaje një dhuratë të shtrenjtë dhe një tjetre më të lirë, mes tyre ka xhelozi. Unë jam ende duke mësuar për marrëdhënien tonë.

“Gjithçka kërkon vëmendjen time dhe nuk mund të bëj më shumë për njëren sesa për të tjerat”. 

Pavarësisht vendimit të tij për të mos shtuar një "grua" të re në "martesën" e tij për momentin, Arthur shpreson të martohet sërisht për të rritur numrin e "grave" në 10.

 "Unë kam një ëndërr. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të kem 10 gra. Unë kam vetëm një vajzë, por dua të kem nga një fëmijë me secilën nga gratë e mia. Dashuria që ndjej për secilin prej tyre është e njëjtë për këtë dhe mendoj se do të ishte e padrejtë të kem fëmijë vetëm me një ose dy prej tyre. Për momentin askush nuk e di nëse mund të bëjë familjen që ëndërrojë. Megjithatë, anëtarët e saj së shpejti do të mjaftojnë për të krijuar një ekip futbolli' shprehet modeli brazilian.

Image

 

 

Image

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco