‘Nismat e bamirësisë të mos bëhen publike’, Arbër Hajdari ‘kunjë’ për Donaldin?

‘Nismat e bamirësisë të mos bëhen publike’, Arbër Hajdari ‘kunjë’ për Donaldin?

09:25, 23/02/2022
A+ Aa A-

Aktori, Donald Veshaj u shpreh pas daljes nga “Big Brother VIP” se do të vendos 100 mijë euro nga xhepi dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për personat në nevojë.

Së fundmi, ka reaguar opinionisti, Arbër Hajdari, i cili është shprehur se është mirë që këto nisma bamirësie të mos bëhen publike.

 

Megjithëse ai nuk specifikoi Donaldin, e nënkuptoi atë.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre.

 

Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty”, u shpreh Arbëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco