Rihanna me sandale në -13: Tregon këmbët zbathur teksa ecte nëpër Nju Jork

Rihanna me sandale në -13: Tregon këmbët zbathur teksa ecte nëpër Nju Jork

16:07, 27/01/2022
A+ Aa A-

Rihanna së fundmi është fotografuar teksa po dilte në Nju Jork dhe temperaturat e ulëta të janarit nuk e penguan bukuroshen nga Barbados të shfaqte këmbët e saj zbathur me sandale me taka.

Zgjedhjen mjaft të pazakontë për ditët e ftohta të dimrit këngëtarja e përsëriti dy herë në harkun kohor prej shtatë ditësh, duke rrezikuar me guxim ngrirjen për shkak të modës.

Këngëtarja për herë të parë ka bërë një shëtitje në Nju Jork të shtunën kur temperaturat ranë në minus 13 gradë.

Rihanna shkoi në darkë me të dashurin ASAP Rocky e veshur me një këmishë futbolli Martina Rose, një pallto balenciaga të kuqe të ndezur dhe doreza skish Miu Miu të shoqëruara me sandale me taka.

Ylli i popit tridhjetë e tre vjeçar tregoi këmbët të hënën, duke vizituar studion muzikore të Rocky-t me një fanellë vintage të kombinuar me doreza portokalli Prada dhe një mini çantë Goyard dhe një xhaketë parka Jean Paul Gaultier të vendosur rastësisht mbi supe.

Gjatë të dyja daljeve në mot jashtëzakonisht të ftohtë, ylli i kompletoi veshjet me këmbët e zbathura në taka të larta, duke zgjedhur sandalet me shkëlqim Amina Muaddi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco