Dua Lipa zbulon për revistën e njohur përballjen me ofendimet nacionaliste: Më thonë se Kosova nuk ekziston

Dua Lipa zbulon për revistën e njohur përballjen me ofendimet nacionaliste: Më thonë se Kosova nuk ekziston

10:11, 26/01/2022
A+ Aa A-

Dua Lipa ka folur për Kosovën, prejardhjen e saj dhe ofendimet me të cilat është përballur.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Dua fillimisht foli për ruajtjen e privatësisë së saj.

 

“Kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Dua.

 

Artistja foli edhe për Kosovën dhe ofendimet me të cilat është përballur kur ka postuar për kulturën dhe prejardhjen e saj në rrjetet sociale.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston”, tha ajo. 

 

“Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura”, tha Lipa për “Wall Street Journal”.

 

“Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”, shton ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco