Ronela Hajati nis përgatitjet për në ‘Eurovision’, ç’po ‘gatuan’ në Londër

Ronela Hajati nis përgatitjet për në ‘Eurovision’, ç’po ‘gatuan’ në Londër

09:34, 25/01/2022
A+ Aa A-

Ronela Hajati ka nisur përgatitjet e para për në “Eurovision”.

Pas fitores në Festivalin e Këngës, Ronela bëri me dije se do të ripërpunonte këngën ‘Sekret’ dhe për këtë do të bashkëpunonte me tre producentë të huaj.

Image

Sot, ajo ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Londrës për të përpunuar këngën ashtu siç kishte premtuar.

Nëpërmjet disa postimeve në “Instastory, këngëtarja ka zbuluar se do të takojë një nga producentët që ka pasur ëndërr të bashkëpunojë.

Image

Në një intervistë që dha pasi fitoi përballë Alban Ramosaj, Ronela ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i Këngës.

“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika”, u shpreh këngëtarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco