Lei Kraja e nis vitin me të dashur të ri, pas tradhtisë së bujshme

Lei Kraja e nis vitin me të dashur të ri, pas tradhtisë së bujshme

10:33, 22/01/2022
A+ Aa A-

Leji Kraja, moderatorja e njohur e sportit e ka nisur vitin 2022 m një të dashur të ri, të cilin po bën të pamundurën që ta mbajë sekret sa më gjatë.

Ish-missi  rritur në SHBA, ka treguar së fundmi se tashmë sipas nëj rregulli të vendosur do të bëjë më shumë kujdes me jetën e saj sentimentale, pasi një herë u tradhëtua nga i dashuri.

Lei ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e shoëbizit ‘Pikë’, ku ka lënë të kuptohet diçka në lidhje me jetën e saj private, por pa folur hapur.

Lei është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran, duke qenë se njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut.

Por këtë herë nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për dashurinë. Kur u pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjej dhe në vend të saj zgjodhi të pinte një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi.

 Ndërsa kur u pyet për situatat më të sikletshme që ka përjetuar në televizion, ajo pranoi se një herë gjatë një interviste në stadium i janë grisur pantallonat, por fatmirësisht video nuk është ruajtur asgjëkundi.

Megjithatë, sipas një burimi moderatorja duket se ka nisur vitin 2022 me një të dashur të ri i cili nuk është i njohur për publikun, fakt ky që e ndihmon shumë Lein ta mbajë lag vëmndjes publike.

Frika e saj është përsëritja e ndonjë ndodhie të pakëndshme, si ajo e tradhtisë së mundshme, që e ka përjetuar një herë dhe kur e rrëfeu ishte një histori që bëri jo pak bujë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco