Një foto e Valbona Hoxha, mbesës së ish-diktatorit, Enver Hoxha ka bërë xhiron e rrjetit.
Ajo është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale në një profil “Instagrami”, i cili shërbente si qendër për shërbime psikologjike që ofronte Valbona, si mjeke psikoterapiste.
Komentet dhe reagimet ishin të shumta mbi këtë foto.
Një ndër komentet ishte ajo e këngëtares Rovena Dilo që i shkruante “Çfarë bukurie je Valbona”.
Në këtë koment ka reaguar një ndjekëse që ka fyer dhe ofenduar këngëtaren.
“B*thëlëpirëset e bllok meneve ngelët ju hale artistet shqiptare. Prej gjyshit të kësaj u prodhuan tragjedi pafund e akoma vazhdojnë bijtë e mbesat e bllokut të ndjekin shqiptarët nëpër botë. Kjo shijon Vjenën jo si emigrante, por si turiste”- shkruan ndjekësja ndërsa.:
Nga ana tjetër, Rovena nuk ia ka kursyer aspak përgjigjen duke i shkruar: “Ik moj mbushu”.
© SYRI.net