Reperit shqiptar i ndodh ‘e papritura’ pas publikimit të dy fotove në rrjetet sociale

Reperit shqiptar i ndodh ‘e papritura’ pas publikimit të dy fotove në rrjetet sociale

19:10, 17/01/2022
A+ Aa A-

Reperi shqiptar, Getinjo është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një foto të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Instagram e tij.

Por kjo gjë mesa duket i ka sjellë pasoja.

Artisti ka publikuar një status ku është shprehur se ‘ka një mijë ndjekës më pak por që do të vazhdojë të krenohet me ata.’

“Po e shoh që 1000 ndjekës më paskan hequr vetëm pse kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën. Jam gjithmonë me ata të dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po turp duhet të ju vijë, aq di të ju them. Hajde natën e mirë”, u shpreh ai në InstaStory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco