'Ata janë rripa, kujt i doli pra**nica'/ Robert Aliaj pjesë e ‘Big Brother’?

'Ata janë rripa, kujt i doli pra**nica'/ Robert Aliaj pjesë e ‘Big Brother’?

21:32, 16/01/2022
A+ Aa A-

Artisti kontravers, Robert Aliaj ka reaguar ashpër për banorët e show-t televiziv Big Brother Albania.

Përgjigjet për emisionin “N’kohë”, nëse e ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e këtij formati. Aliaj shprehet kundër, duke theksuar se ky program nuk është për të, ndërsa ata që janë pjesë e BB, janë rripa dhe jo VIP-a.

“Jo, Big Brother nuk është një shoë ku mund të jem. Ata që janë në BB janë rripa, se s’ka si të jetë një VIP thashethemexhi, të merret me gjëra të vogla, humbasin kohë për gjëra banale. Aty s’ka asnjë dialog me vlera publike, vetëm thashetheme , kujt i doli prapanica, kush shau. Nivel ekstrem banal bisedash për të qenë VIP.

Ndërkohë që unë kur e shohë këtë gjë them me vete, ja se kush është VIP-i në Shqipëri”, u shpreh Aliaj.

Artisti ka komentuar projektet e fundit që është angazhuar, megjithëse nuk la pa kritikuar situatën politike në vend.

Pyetjes së gazetarit, se nëse e sheh si konkurrent kryeministrin në pikturë, Aliaj iu përgjigj pozitivisht.

“Kryeministri është një piktorë shumë i mirë. Në art nuk ka kundërshtar besoj, secili ka individualitetin e vetë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Area 16/01/2022 22:41

o Ku e CONI kete kryegomarin!? Mos e nxirni me prej asaj gijotine!

Shto koment

Denonco