VIDEO/ Nuk përmbahet reperi i njohur, godet me grusht një fans

VIDEO/ Nuk përmbahet reperi i njohur, godet me grusht një fans

10:44, 14/01/2022
A+ Aa A-

Kanye West dyshohet se ka goditur me grusht një fans pasi i kërkoi një autograf.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

 

44-vjeçari, i cili tani quhet Ye, dyshohet se debatoi me fansin jashtë një klubi në Los Angeles. Fansi iu afrua reperit që po afrohej pranë makinës së tij jashtë klubit, kur i kërkoi autografin.

 

Një video e siguruar nga “TMZ”, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur.

Më pas, dyshohet se Kanye e goditi me grusht duke e rrëzuar në tokë.

 

Policia po heton ngjarjen por nuk ka të arrestuar.

Ndërkaq, sa i përket reperit, ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco