Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar

Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar

09:57, 14/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur nga Kosova, Eduart Meraku, ka ndërruar jetë.

Ai njihej me emrin e artit Edi King.

 

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije miku i tij, Besim Gashi përmes një postimi në rrjete sociale.

Mediat në Kosovë raportojnë se ka qenë ataku kardiak që i ka marrë jetën 65 vjeçarit.

 

“Spo muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi shoku i gjithë jetes tonë Edi King! Spaska ma rond se me perjetu diqka te tille…’, ka shkruar Gashi krahas fotos së këngëtarit të mirënjohur.

Kujtojmë që prej disa vitesh ai është shkëputur nga muzika.

 

Projekti më i fundit që mban titullin “Meraku” është publikuar në vitin 2018.

Ai ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco